Sport

Një shqiptar drejtues i Lojërave të 20-ta Mesdhetare “Taranto 2026” (video)

Stavri Bello, ish-sekretari i përgjithshëm i KOKSH-it, do të jetë presidenti koordinator i Lojërave të ardhshme Mesdhetare

28 Qershor 2022, 17:42 Nga DOSJA
Një shqiptar drejtues i Lojërave të 20-ta Mesdhetare

ALGJERI - Sot, në mjediset e fshatit olimpik të Lojërave të 19-ta Mesdhetare, në Oran të Algjerisë, janë prezantuar edhe lojërat e ardhshme mesdhetare të pas katër viteve.

Në këtë ceremoni, ku merrnin pjesë drejtues të komiteteve olimpike të vendeve të mesdheut, trajnerë, sportistë dhe gazetarë, drejtuesit e Komitetit Olimpik të Italisë, prezantuan si organizatorë Lojërave të 20-ta Mesdhetare, të cilat do të zhvillohen në vitin 2026 në Taranto.

Në përfundim të këtij eventi prezantues, Presidenti i Komitetit Olimpik Mesdhetar, italiani Davide Tizzano, dy herë kampion olimpik, në Sidney 2000 dhe Athinë 2004, si dhe dhe dy herë kampion bote, pasi i bëri një vlerësim figurës dhe karrierës së tij profesionale, njoftoi se Stavri Bello, ish-sekretar i përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar të Shqipërisë, do të jetë presidenti koordinues i Lojërave të 20-ta Mesdhetare, ‘Taranto 2026’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll