Sport

Episodi i Xavit me një gjyqtar në Botëror: "Nëse fishkëllej tani, a do të ma japësh fanelën tënde"

Gjatë ndeshjes së 1/16-tës së Kupës së Botës 2010, mes Spanjës dhe Portugalisë, gjyqtari argjentinas Héctor Baldassi, përjetoi me Xavin një ngjarje unike gjatë karrierës së tij.

28 Qershor 2022, 15:39 Nga DOSJA
Episodi i Xavit me një gjyqtar në Botëror: "Nëse

SPANJE - Gjatë inaugurimit të ‘Muzeut të Legjendave’, presidenti i tij Marcelo Ordas, tregoi një ngjarje, që ka ndodhur gjatë ndeshjen së Spanjës kundër Portugalisë për Kupën e Botës 2010, midis arbitrit Héctor Baldassi dhe mesfushori Xavi Hernández.

Marcelo Ordas, kur ishte i ftuar në shtëpinë e Xavi Hernándezit, ai e pyeti mesfushorin spanjol nëse i kishte mbetur ende ndonjë nga bluzat e tij. Pikërisht atëherë u tregua edhe episodi i ndodhur, gjatë ndeshjes së 1/16-ave mes Spanjës dhe Portugalisë, me gjyqtarin argjentinas Héctor Baldassi, i cili përjetoi me Xavin një ngjarje, unike gjatë gjithë karrierës së tij.

Gjatë ndeshjes, mesfushori i atëhershëm i kombëtares, Xavi Hernandez, dëgjoi se dikush e lavdëroi dhe komplimentoi një veprim të tij, i habitur fantazisti pa se lëvdata i kishte ardhur nga arbitri i ndeshjes. Minuta më vonë, kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Xavi e qortoi arbitrin përse nuk po fishkëllente për të mbyllur ndeshjen.

Ndërkohë, arbitri i thotë mesfushorit spanjol: "Nëse unë fishkëllej për fundin e ndeshjes, a mund të më japësh bluzën tënde?" Dhe kështu ndodhi, Xavi ia dha fanelën e tij gjyqtarit argjentinas Héctor Baldassit, i cili ia dhuroi atë Marcelo Ordas, presidentit aktual të ‘Museut të Legjendave’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll