Politike

U filmua krah Haki Çakos, ish-kandidatja e PS: U takuam rastësisht! Më erdhi inat që...

Angoni deklaroi ditën e sotme se takimi me kreun e Emergjencave Civile, Haki Çako, gjatë përmbytjeve të Obotit, u bë në mënyrë rastësore.

28 Qershor 2022, 13:22 Nga A.B
U filmua krah Haki Çakos, ish-kandidatja e PS: U takuam rastësisht!
Majlinda Angoni

TIRANË- Ish-kandidatja për Bashkinë e Shkodrës, Majlinda Angoni deklaroi ditën e sotme se takimi me kreun e Emergjencave Civile, Haki Çako, gjatë përmbytjeve të Obotit, u bë në mënyrë rastësore. Kjo deklaratë u tha ditën e sotme nga Angoni, gjatë mbledhjes së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve ku u shqyrtua denoncimi i Organizatës “Qendresa Qytetare”, ndaj ish-kandidates për bashkinë e Shkodrës, Majlinda Angoni, dhe kreut të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, për shkelje administrative në kuadër të fushatës zgjedhore, për zgjedhjet e 6 Marsit.

Ndërsa, Përfaqësuesi i Qëndresës Qytetare, Migen Qiraxhi deklaroi se asgjë nuk është rastësore e se takimi ka qënë i organizuar.

Majlinda Angoni: Unë për arsye të pozicionit që kam pasur, kam qenë gjatë 3 muajve të vitit në Obot për shkak të situatës së përmbytjeve. Numrin tim të telefonit e kanë të gjithë njerëzit aty. Më morën në telefon dhe shkova. Ndihma që duhet të japësh në ato raste të zhvesh nga çdo spalet që mund të kesh. Krejt në mënyrë të rastësishme ne jemi takuar me zotin Çako për t’i ardhur njerëzve në ndihmë. Nuk u bë asnjë ligjërim. Prezenca jonë ishte për të nxitur dhe marrjen e masave për ekzaminimin e dëmeve të menjëhershme. Janë disa koincidenca. Të kap vrulli emocioni t’i gjendemi njerëzve në vështirësi. Sa për dijeni ajo është një zonë aq e djathtë dhe po të shikoni votat janë të gjitha për kandidatin tjetër. Nuk është se media është thirr, mua më erdhi inat që kemi lënë mediat aty.

Migen QiraxhiNjë eveniment që bën titullarët bashkë dhe mediat bashkë nuk është rastësore. Në një takim ku ndodhet kreu i Emergjencave, kandidatja për Bashkinë e Shkodrës dhe një nga mediat lokale, nuk është rastësore. Kameramani nuk vjen vërdallë kuturu në një zonë dhe u takua me këta të dy. Çdo gjë ka qenë e organizuar.

majlinda angoni migen qiraxhi haki çako

Sondazh

Poll