Politike

Shqipëria e shtata në botë për kanabisin, Zhupa: Arritje e një qeverie të dështuar

Zhupa e quan renditjen e Shqipërisë në raportin për kanabis si arritje të qeverisë së dështuar dhe të korruptuar.

28 Qershor 2022, 11:10 Nga DOSJA
Shqipëria e shtata në botë për kanabisin, Zhupa: Arritje e
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me raportin e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimet, të cilët e rendisin Shqipërinë në vendin e 7-të në botë për kultivimin e kanabis. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Zhupa e quan arritje të qeverisë së dështuar dhe të korruptuar. Zhupa thotë se qytetarët shqiptar nuk meritojnë këtë qeverisje e nuk meritojnë që vendi të jetë vendi i drogës dhe i krimit, por vendi i punës dhe dinjitetit.

REAGIMI I INA ZHUPËS:

Shqipëria në “G7” e vendeve më të fuqishme në kultivimin e kanabisit. Këto janë arritjet e një qeveri të dështuar, të korruptuar, të bërë njësh me krimin e organizuar. Shqipëria përmendet si një nga shtatë vendet kryesore në botë të kultivimit të kanabisit nga 154 vende, në raportin e fundit botëror të drogave 2022, një publikim i UNODC, zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimet. Ndërsa për Europën Juglindore, Shqipëria renditet e para për vendet që kanë një kultivim të konsiderueshëm të kanabisit, i cili eksportohet ose prodhohet për kultivim të brendshëm. Me këto të dhëna si Kanabistan i Europës, na shfaqen si të cuditur që Bashkimi Europian nuk hap negociatat me Shqipërinë. Qytetarët shqiptar nuk meritojnë këtë qeverisje, nuk meritojnë të jenë vendi i drogës dhe i krimit, por vendi i punës dhe dinjitetit. Shqipëria në rrezik, protestojmë më 7 korrik, ora 19:00! #Stopcmeduhetmua

ina zhupa

Sondazh

Poll