Politike

"Pijeni ujin"/ Gjici "thirrje" kuksianëve: Është thjesht virozë, këta shpifësat e PD-së përhapën panik...

Safet  Gjici deklaroi se rezultatet e analizave të ujit të pijshëm nga ISHP tregojnë se ai është plotësisht i pastër dhe se kjo është thjeshtë një virozë.

28 Qershor 2022, 13:17 Nga k.m.
"Pijeni ujin"/ Gjici "thirrje" kuksianëve:
Safet Gjici

KUKËS- Kryebashiaku i Kukësit, Safet Gjici ka dalë në konferencë për mediat ditën e sotme duke dhënë përgjigjie sa i takon situatës me qindra qytetarë të helmuar ditët e fundit. Gjici deklaroi se rezultatet e analizave të ujit të pijshëm nga ISHP tregojnë se ai është plotësisht i pastër dhe se kjo është thjeshtë një virozë.

Ai tha ndër të tjera se janë persona të krahut të PD-së që kanë përhapur panik tek qytetarët e Kukësit, duke bërë kështu thirrje që ata të konsumojnë ujin e pijshëm.

“Ka ardhur përgjigjia e analizave, me firmë me vulë, shikojini zero, zero. I keni te Instituti publik, ju bëj thirrje qytetarëve ta pinë ujtin, e them me përgjegjësi të plotë. Nuk mund të flasësh, është çështje e prekshme për ne, nga sot kemi të gjitha analizat një për një. Merrni dhe bëjini kopje. Një rast i izoluar në lagjen Muja në Shtiqen, por ky rast s’ka lidhje me tubin kryesor, por me shtëpinë.

Fjala helmim do të thotë se mijëra qytetarë të ishin në spital, të gjithë ata shpifësat e që hapën panik, kjo lloj viroze mund të vinte, këta ta interpretojnë si të duan. Krahu i PD-së ka perhap panik, kishim disa qytetarë te spitali dhe shkova u interesova. ISHP ka punën e tij, laboratori i AKU-së ka punën e tij, këto qytetarë kanë virozë, kemi pas raste dhe në dimër. Shumë qytetarë kanë ikur kanë bërë serum e s’ka pas problem, ka të tjerë që kanë pirë ujë të blerë.

Ne nuk dilnim dot në deklaratë pa dalë analizat, është shumë e thjeshtë të thuash që uji është helmuar dhe se duan ta fshehin, u bëj thirrje kuksianëve të pinë ujtin se janë kryer analiza të thella,”-tha Gjici.

Prej tre ditësh në Kukës është raportuar për helmim masiv. 50 qytetarë janë shtruar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Dyshimi kryesor ra mbi ujin e pijshëm. Kryebashkiaku Safet Gjici u shpreh se uji i pijshëm nuk ka asnjë problem, por që është përzier me atë të kanaleve dhe rrjedhimisht është ndotur e ka helmuar qytetarët. 

safet gjici helmim masiv ne kukes

Sondazh

Poll