Politike

VD-Shifrat e INSTAT flisnin për rënie, Rama i kundërshton: Mbulojmë 97% të konsumit vendas. Ku ikën lopët?

Edi Rama ngre pyetjen më thoni ku ikën lopët kur sot Shqipëria prodhon 97% të qumështit që konsumon.

28 Qershor 2022, 11:21 Nga k.m.
VD-Shifrat e INSTAT flisnin për rënie, Rama i kundërshton:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shifrat e INSTAT lidhur me rënien e numrit të blektorisë. Në fjalën e tij, një takim mes ekspertësh shqiptarë e të huaj, me fermerët, agropërpunuesit, përfaqësues nga Shërbimi i Këshillimit dhe Qendrat e Transferimit të Teknologjive në vend, pedagogë dhe studentë nga Universiteti Bujqësor Tiranë, Rama ngre pyetjen më thoni ku ikën lopët kur sot Shqipëria prodhon 97% të qumështit që konsumon.

"Pika e grumbullimit e AZHBR është vepër arti në Myzeqe. Në Shqipëri, sot punohet sa dyfishi i tokës që punohej para 6-7 vitesh, po të shikohesh inmport eksportin. Sot jemi 1/3, nga 1/7. Ikën lopët dhe shitën dhentë. Ku ikën lopët? Shqipëria mbulon 97% të konsumit vendas. Më thoni ku ikën? Nëse e shohim me shifrat e konsumit, si llogariten? Kjo është temë tjetër,"-tha Rama

Sipas të dhënave të INSTAT që u publikuan dje në vitin 2021 numri i gjedhëve shënoi rënie ,me 7.25 ose 26 krerë lopë më pak se në vitin 2020. Gjithashtu numri i deleve ra me 5% dhe i pulave me 3.2 për qind. Numri i dhive qëndroi thuajse në vendnumëro, teksa iu pa një rritje e numrit të koshereve me 10%. Si rrjedhojë e rënies së numrit të bagëtive u vu re rënie e prodhimit të qumështit 3.7%, mishit me 1.5%, teksa prodhimi i vezëve u rrit me 4.4% dhe mjaltit me 5.1%. Madje për shifrat reagoi ashpër edhe ish-zv.kryeministri, Erion Braçe, duke bërë fajtore qeverinë dhe politikat e saj. Por nuk mori asnjë përgjigje.

edi rama edi rama me fermeret

Sondazh

Poll