Politike

VD-Rama-fermerëve: Financimi duhet të thellohet nga suksesi, jo tek subvencioni i mbijetesës

Sipas Ramës, fermerët duhet të shkojnë tek ata më të suksesshmit dhe t marrin nga strategjitë e tyre, por një pjesë e përgjegjësisë i takon edhe Ministrisë tha kreu i qeverisë, që të ndërtojë ura komunikimi.

28 Qershor 2022, 10:49 Nga k.m.
VD-Rama-fermerëve: Financimi duhet të thellohet nga suksesi, jo tek
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në një takim me një grup ekspertësh ku në fokus është teknologjia në fushën e bujqësisë. Në fjalën e tij, një takim mes ekspertësh shqiptarë e të huaj, me fermerët, agropërpunuesit, përfaqësues nga Shërbimi i Këshillimit dhe Qendrat e Transferimit të Teknologjive në vend, pedagogë dhe studentë nga Universiteti Bujqësor Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Rama foli për qershitë, që fermerëve iu mbeten pashitur, ai ngre pyetjen se përse njëri shet dhe tjetri jo, kur operojnë në të njëjtin terren dhe me të njëjtën krizë.

Rama tha se nuk është problemi të subvencionet që kërkojnë të qeveria, por te financimi i suksesshëm. Sipas Ramës, fermerët duhet të shkojnë tek ata më të suksesshmit dhe t marrin nga strategjitë e tyre, por një pjesë e përgjegjësisë i takon edhe Ministrisë tha kreu i qeverisë, që të ndërtojë ura komunikimi.

"Këtu i takon qeverisë të bëjë edhe më shumë, ministrisë së bujqësisë, për të komunikuar, shpjeguar, njoftuar, i takon edhe vetë fermerëve. Nuk ka nevojë të na dëgjoje ne, të shohin si bëjnë tjerët, dalin ca fermerë se hedhin qershitë se nuk i shesin sot, bërtasin për çmimet, subvencionet. Do ishte shqetësues nëse ndodh me gjithë Shqipërinë, në të njëjtin territor ka të tjerë që në këtë kohë bëjnë sukses, më shumë sukses si rezultat i rritjes së çmimeve. Cili është dallimi mes të parëve dhe të dytëve? Pse për të njëjtin vullnet përkushtim, disa e hedhin prodhimin dhe disa bëjnë të ardhura të larta, është i njëjti shtet, qeveri struktura, dobësi dhe ja ku janë dy realitete? Ç'duhet bërë këtu, e para ata fermerë duhet të marrin mundimin dhe të shkojnë të tjerët dhe tu thonë si e bëni këtë dhe ta shikojnë atje sesi ndodh kjo dhe e dyta i takon ministrisë AZHBR që të ndërtojnë ura komunikimi, kanale informacioni për të transferuar dijen? Është rritur prodhimi i grurit në Shqipëri, e është cilësor, rastet e suksesit janë domethënësve. Pa hyrë fare se ç'mund të bëjë shteti më shumë dhe më mirë. S'doskutohet që mund të bëjë më shumë, por nuk është çështja e sasisë së parasë. është çështje e mënyrës sesi financojmë. Kemi bërë një ndryshim të konsiderueshëm. Mënyra e financimit duhet të thellohet nga suksesi, jo tek subvencioni i mbijetesës. Subvjencioni i mbijetesës, nuk del dot nga rrethi vicioz,"-tha Rama.

5 skema subvencionesh në ndihmë të bujqësisë do të zbatohen këtë vit, duke nisur nga mbështetja e prodhimit në sera, peshkimit, vazhdimi i skemës të naftës për rimbursimin e taksave, ndërtimin e tregjeve për kafshët e gjalla dhe dixhitalizimin e bujqësisë. Fermerët e serave subvencionet do të jenë në formën e pagesave direkte që nisin nga 200,000 lekë/ha për 2 sezone të mbjellash për kultivimin e perimeve, rrushit të tavolinës dhe luleshtrydheve.

edi rama edi rama me fermeret

Sondazh

Poll