Politike

ME VIDEO- Rama ngre alarmin: Do të kemi një dimër të ashpër dhe mungesa të mëdha

Rama deklaroi se në muajt në fillim do të kemi mungesa të mëdha. 

28 Qershor 2022, 11:43 Nga A.B
ME VIDEO- Rama ngre alarmin: Do të kemi një dimër të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama paralajmëroi fermerët shqiptarë se dimri që do të vijë do të jetë i vështirë. Teksa ishte në një takim me një grup ekspertësh me në fokus teknologjinë në fushën e bujqësisë, Rama deklaroi se në muajt në fillim do të kemi mungesa të mëdha. 

“Kriza që ne sot kemi përpara syve tanë është një krizë që nuk e kemi krijuar ne dhe as nuk e ndalojmë dot ne. Sot flitet për një dimër shumë të vështirë përpara me shumë mungesa të mëdha sidomos për disa zona të botës ku ne nuk përfshihemi për momentin. Me rritjen e çmimeve të naftës dhe të energjisë, po energjia në Shqipëri nuk është rritur.... ju e mbani mend të gjithë që në fund të vitit të kaluar u fol për fundin e bujqësisë shqiptare. U fol për apokalipsin. Po çfarë ka ndodhur? Nga janari në maj eksportet tona janë rritur.'- tha Rama. 

edi rama edi rama me fermeret

Sondazh

Poll