Politike

VD-Edi Rama flet vonesën e satelitëve, do i përdorë për fermerët: Do të vijnë brenda këtij viti!

Por duke marrë mësime nga hera e parë, kësaj herë nuk përmendi asnjë datë.

28 Qershor 2022, 11:29 Nga k.m.
VD-Edi Rama flet vonesën e satelitëve, do i përdorë për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministrit Edi Rama nuk i ndahet mendja nga satelitëtr. Në fjalën e tij, një takim mes ekspertësh shqiptarë e të huaj, me fermerët, agropërpunuesit, përfaqësues nga Shërbimi i Këshillimit dhe Qendrat e Transferimit të Teknologjive në vend, pedagogë dhe studentë nga Universiteti Bujqësor Tiranë, Rama u shpreh se brenda vitit do të plotësohej dhe "ëndrra" e tij për satelitët. Por duke marrë mësime nga hera e parë, kësaj herë nuk përmendi asnjë datë.

"Ka një problem, mbi 50 mijë fermerët duan naftë, sa traktorë kemi? Ka një shkallë fiktiviteti. Përmes formalizmit me regjistrin e fermës, regjistrin digjital të fermës dhe vënien në përdorim të dronëve e satelitëve që për shkak të procedurave kanë marrë më shumë kohë sesa e kishim parashikuar, do të vijnë brenda këtij viti dhe me faturat, naftën do ta marrësh por duhet të sjellësh faturat,"-tha Rama.

I gjendur ngushtë në debatin e fortë publik për çështjen e inceneratorëve, kryeministri Edi Rama njoftoi vjeshtën e kaluar se Shqipëria do të dërgonte në orbitë dy satelitë ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’. I pari parashikohej të lëshohej në mars 2022 dhe i dyti rreth dy muaj më pas, në qershor. Detyra iu la ministrisë së Mbrojtjes, e cila do të realizonte detyrat për të përmbushur misionin.

Siç edhe kuptohet, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe tashmë përgjegjësi është gjetur. Ai është vetë Sekretari i Përgjithshëm, ndërsa kryeministri në një reagim të disa javëve më parë, thoshte se  “vonesat nuk janë në dorën e tij”, por nuk është hequr dorë nga ky plan. Si pasojë u shkarkua Adrian Kamenica, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes është shkarkuar nga detyra.

edi rama edi rama me fermeret satelitet e rames

Sondazh

Poll