Bota

VIDEO/ Dy të rinj filmohen duke thithur kokainë në metronë e Milanos

Në mes të ditës dhe para të gjithë pasagjerëve, dy djem të rinjë në qetësi të plotë thithnin kokainë, në një vagon të metrosë.

28 Qershor 2022, 11:55 Nga j.c
VIDEO/ Dy të rinj filmohen duke thithur kokainë në metronë e
Pamje nga dy të rinjt

ITALI- Dy të rinj janë filmuar në metron e Milanos duke thithur kokainë. Disa pasagjerë i kanë filmuar dy të rinjtë dhe më pas janë shpërndarë në rrjetet sociale.


Ata përgatisin dy shirita dhe i thithin me hundë ndërsa nga altoparlanti zëri njofton se treni është gati të mbërrijë në stacionin De Angeli. Sipas mediave italiane, në videon e postuar duket se askush nuk vëren asgjë, por dy të rinjtë nuk u intereson nesë dikush i shikon. Videoja u publikua në ditën e grevës së thirrur nga sindikatat për të kërkuar siguri më të madhe për punonjësit e ATM-ve. 

Protagonistë janë dy djem, të veshur me bluza dhe pantallona të shkurtra dhe kjo të lë të kuptohet se fakti ka ndodhur tani në ditët e ngrohta në Milano.

itali

Sondazh

Poll