Bota

U vra nga burri, këngëtarja kishte muaj që përpiqej të ndahej, jetonte mes dhunës e kërcënimeve

Artistja e muzikës popullore iu drejtua një firme të njohur ligjore në Mexico City në prill për të filluar procesin e divorcit pas një sërë incidentesh të dhunës në familje

28 Qershor 2022, 10:27 Nga A.B
U vra nga burri, këngëtarja kishte muaj që përpiqej të
Yrma Lydya

MEKSIKË- Këngëtarja 21-vjeçare, Yrma Lydya, e cila u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj 79-vjeçar kishte dy muaj që përpiqej që të ndahej. Mediat vendase raportojnë se artistja e muzikës popullore iu drejtua një firme të njohur ligjore në Mexico City në prill për të filluar procesin e divorcit pas një sërë incidentesh të dhunës në familje. Si provë, ajo kishte paraqitur disa foto ku shihet me fytyrën e nxirë dhe një raport policie pasi Hernández e rrahu në dhjetor 2021.

Ai gjithashtu e kishte kërcënuar me armë në një rast tjetër. Pavarësisht episodeve të dhunshme, Lydya vendosi t’i jepte martesës së saj një shans të dytë. 

Këngëtarja u vra nga bashkëshorti brenda një restoranti në Mexico City, teksa ishte duke konsumuar ushqim. 

 

meksike yrma lydya

Sondazh

Poll