Bota

Vrasja e mësueses në Angli/ Shoqja e saj e ngushtë 35-vjeçe vritet dje nga një sulm

Tragjedia tashmë po krahasohet me vrasjen e shoqes së saj të ngusht Sabina Nessa që u sulmua për vdekje   Sabina Nessa

28 Qershor 2022, 10:41 Nga d.d
Vrasja e mësueses në Angli/ Shoqja e saj e ngushtë
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Vritet një 35-vjeçare e identifikuar si Zara Aleena në Londër dje, pasi u sulmua në rrugë teksa po shkonte në shtëpi. Aleena ishte shoqja e ngushtë e mësuese, Sabina Nessa që u vra në tetor po në Angli nga një shqiptar shkruan Dailymail.

Aleena vdiq si pasojë e lëndime të rënda në kokë, pasi u ndoq dhe u sulmua në rrugë teksa po ecte për në shtëpinë e nënës së saj në Cranbrook Road, Ilford, pas një nate me miqtë në qendër të Londrës në orët e para të së dielës. Është arrestuar një 29-vjeçar pasi dyshohet për vrasjen e saj, ai sot po qëndron në paraburgim.

Shoqja e saj e ngushtë Lisa ka treguar se ato kishin menduar të takoheshin gjatë fundjavës por e kishin kthyer për fundjavën e arshme. Zara kishte shkruartë premten tek Lisa për t'i thënë: Më mungon fytyra jote e bukur këtë fundjavë mezi pret të të shoh fundjavën e ardhshme.

 "Jam plotësisht e thyer. Shoqja ime më e mirë prej 17 vitesh Zara Aleena u vra nga një i panjohur. Jam e shokuar. jam e inatosur. Shumicën e fundjavave i kalonim bashkë. Ne duhej të ishim bashkë këtë fundjavë, por unë duhej ta anuloja dhe organizova të takoheshim fundjavën tjetër. Do të doja ta kisha takuar këtë fundjavë. Ajo u vra duke ecur në shtëpi," tha Lisa.

Sabina Nessa 28 vjeçe ishte mësuese në një shkollë fillore, ajo u gjet e vrarë më 18 shtator të 2021-it, pak minuta larg nga shtëpia e saj, e pajetë dhe e mbuluar nga një grumbull gjethesh. Autori i vrasjes së saj është shqiptari Koci Selmanaj. Familjarët, kolegët, studentët e qytetarët kanë mbajtur homazhe në nder të saj.

 

 

 

 

zara aleena

Sondazh

Poll