Bota

Zjarre në Romë/ Flakët përfshijnë një kamp verorë, 35 persona të asfiksuar, dy në spital

Tridhjetë e pesë persona mbetën të asfiksuar nga tymi ndërkohë që fëmijët dhe familjet u evakuuan. Një tjetër zjarr ka rënë në një banesë në zonë Casalotti.

28 Qershor 2022, 10:52 Nga j.c
Zjarre në Romë/ Flakët përfshijnë një kamp
Zjarre ne Rome

ITALI- Alarm në Romë për zjarre. Një aksion është zhvilluar pranë një kampi veror në Aurelia pasi zjarri përfshiu një depo industriale, të cilat gjithashtu përmbanin bombola të GLN-së që shkaktuan disa shpërthime (të paktën 50). 

Tridhjetë e pesë persona mbetën të asfiksuar nga tymi ndërkohë që fëmijët dhe familjet u evakuuan. Një tjetër zjarr ka rënë në një banesë në zonë Casalotti. Flakët kanë goditur veçanërisht dy ndërtesa dhe një papafingo është dëmtuar rëndë. Disa drurë morën flakë dhe për shkak të erës së nxehtë, u përhapën menjëherë. 

Sipas TG24, flakët shpërthyen rreth orës 14:00 në via Bosco Marengo, pranë kampit rom në Monachina. Era përhapi zjarrin dhe flakët arritën nëpërmjet Aurelia, në dalje të Grande Raçordo Anulare.

Flakët, përveçse kanë përfshirë shtëpitë kanë mbërritur edhe pranë një qendre sportive. Zjarret raportohen gjithashtu në Pomezia dhe në zonën Osteria Nuova.

Dy persona, një grua dhe një fëmijë, janë transportuar në Poliklinikën Gemelli pasi kanë mbetur të asfiksuar. Për shkak të zjarreve, disa fluturime që mbërritën në aeroportin Ciampino u ulën në Fiumicino. 

"Sot është një ditë shumë e vështirë dhe kritike për Romën: fatkeqësisht ka pasur disa zjarre, shkaqet e të cilave janë duke u konstatuar. Situatat më kritike janë regjistruar aktualisht në Tor Pagnotta dhe Casalotti, ku disa familje janë evakuuar nga shtëpitë e tyre dhe ku dy shkollat ​​janë mbyllur si masë paraprake”-tha kryebashkiaku i Romës Roberto Gualtieri.

zjarre ne rome rome itali zjarr ne itali

Sondazh

Poll