Bota

Prindërit lënë vajzën 3-vjeçare në makinë dhe ikin për piknik, kalimatarë lajmërojnë policinë italiane

Foshnja ishte në gjumë dhe prindërit thonë se nuk donin ta shqetësonin randaj e lanë në makinë, por sapo u zgjua 3-vjeçarja ka filluar të qajë duke tërhequr vëmendjen e disa kalimtarëve të cilët më pas thirrën policinë.

28 Qershor 2022, 10:35 Nga j.c
Prindërit lënë vajzën 3-vjeçare në makinë
Foto ilustruese

ITALI- Një çift në Bolonja të Italisë, është proceduar nga policia pasi braktisën për disa orë vajzën e tyre të mitur në makinë. Çifti e ka lënë 3-vjeçaren vetëm në makinë pavarësisht se temperaturat kanë qenë shumë të larta ndërkohë që vetë po bënin piknik.

Sipas TG24, foshnja ishte në gjumë dhe prindërit thonë se nuk donin ta shqetësonin randaj e lanë në makinë, por sapo u zgjua 3-vjeçarja ka filluar të qajë duke tërhequr vëmendjen e disa kalimtarëve të cilët më pas thirrën policinë.

Vetëm pas mbërritjes së policisë, të dy prindërit u afruan dhe u munduan të justifikoheshin. Ndaj tyre kishte nisur procedura për braktisje të një të mituri. Sipas prindërve vogëlushja ishte lënë në makinë për të mos i prishur gjumin, ndërsa të dy, ishin shtrirë në lëndinë 50 metra larg makinës. Ata pretendojnë se kujdeseshin për foshnjën dhe vazhdimisht e kontrollonin teksa ajo ishte në gjumë.

3-vjecarja ne itali bolonja itali

Sondazh

Poll