Samiti i NATO-s 2022 në Madrid: 5 gjëra që duhen ditur
Jens Stoltenberg SPANJË- Udhëheqësit e aleancës më të madhe të mbrojtjes në botë do të mblidhen n&e...
Erdogan, i cili ka bllokuar çdo përparim në këtë çështje, ka akuzuar Stokholmin dhe Helsinkin për mbështetjen e "organizatave terroriste" dhe nuk ka treguar asnjë qëllim për të bërë kompromis përpara bisedimeve.
SPANJË- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është ulur sot në tryezën e bisedimeve, ku do të takohet me kryeministren suedeze Eva Magdalena Anderson dhe presidentin finlandez Sauli Niinistste në Madrid për të diskutuar aplikimet e dy vendeve për anëtarësim.
Sipas CNN, Erdogan, i cili ka bllokuar çdo përparim në këtë çështje, ka akuzuar Stokholmin dhe Helsinkin për mbështetjen e "organizatave terroriste" dhe nuk ka treguar asnjë qëllim për të bërë kompromis përpara bisedimeve.
"Nesër do të shkojmë në samitin e NATO-s në Spanjë dhe do të bëjmë atë që është e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e vendit tonë”- tha kreu i shtetit turk të hënën.
Sipas një burimi qeveritar thuhet se i deklaroi gjithashtu se do t'ua shpjegonte hipokrizinë për "organizatat terroriste" krerëve të tjerë të shteteve dhe qeverive me dokumente, informacione dhe foto.
Erdogan ka akuzuar Suedinë dhe Finlandën se mbështesin Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG), të cilat Turqia i përshkruan si "organizata terroriste". Ndërkohë Stokholmi dhe Helsinki kundërshtojnë akuzat turke.
I pranishëm në bisedime do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg , i cili synon të parandalojë opozitën turke ndaj anëtarësimit të dy vendeve nordike në Aleancën Atlantike që të lënë në hije samitin. Aleanca ushtarake prej 30 anëtarësh pritet të miratojë një doktrinë të re strategjike dhe planifikon të forcojë krahun e saj lindor në samit, i pari që nga pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt.
Jens Stoltenberg SPANJË- Udhëheqësit e aleancës më të madhe të mbrojtjes në botë do të mblidhen n&e...
Sri Lanka AZIA JUGORE-Sri Lanka ka pezulluar shitjen e karburanteve për makinat jo të domosdoshme, pasi ky shtet po përballet me krizën...
Miroslav Lajçak SERBI-Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se çështja e ...
Dmitry Medvedev UKRAINË-Ish-presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev, ka paralajmëruar për shpërthimin e një lufte të m...
Joe Biden SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden, ka planifikuar të udhëtojë në Spanjë të martën për Samitin e NATO-s&n...
Lufta ne Ukraine UKRAINË-Lufta sot ka hyrë në ditën e 125.Sulmet ruse janë në progres çdo ditë, ato shkaktojn&eum...
SHBA- Tre persona kanë vdekur dhe të paktën 50 janë plagosur pasi një tren doli nga shinat të hënën në ...
Foto ilustruese BJELLORUSI- Grave e burrave që ndodhen në burgjet e Bjellorusisë u duhet të bëjnë punë të rënd...
Rusia Rusia nuk do të jetë në gjendje të paguajë borxhet e jashtme për herë të parë që nga Revolucioni Bo...
Ambulance ITALI- Pierangelo Repanati, është gjetur i vdekur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në kopshtin e shtëpisë s...