Bota

Rusia shpall "Non Grata" gruan dhe vajzën e presidentit Joe Biden

Lista përmbante disa senatorë amerikanë, duke përfshirë Susan Collins nga Maine, Mitch McConnell

28 Qershor 2022, 11:22 Nga d.d
Rusia shpall "Non Grata" gruan dhe vajzën e presidentit Joe Biden
Joe dhe Jill Biden

SHBA-Ministria e Jashtme ruse, ka njoftuar se Rusia ka shpallur " Non Grata" gruan dhe vajzën e presidentit amerikan Joe Biden së bashku me 23 amerikanë të tjerë. Gruaja e Joe Biden, Jill Biden dhe vajza e tij janë shtuar në listën e sanksioneve të Rusisë.

Sipas Sky News, Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se hapi është ndërmarrë "si një përgjigje ndaj sanksioneve gjithnjë në zgjerim të SHBA kundër figurave politike dhe publike ruse". 

Lista përmbante disa senatorë amerikanë, duke përfshirë Susan Collins nga Maine, Mitch McConnell nga Kentaki, Charles Grassley nga Ioëa, Kirsten Gillibrand nga Nju Jorku.

Ai përfshinte gjithashtu disa profesorë dhe studiues universitarë dhe ish-zyrtarë të qeverisë amerikane.

 

joe biden jill biden

Sondazh

Poll