Bota

Samiti i NATO-s/ Mitsotakis dhe Erdogan ballë për ballë në darkën mbretërore

Presidenti turk është i ftuar dhe do të jetë në të njëjtën tryezë me kryeministrin grek dhe liderë të tjerë të huaj, në darkën e shtruar për nder të tyre nga Mbreti i Spanjës.

28 Qershor 2022, 10:02 Nga j.c
Samiti i NATO-s/ Mitsotakis dhe Erdogan ballë për ballë në
Kyriakos Mitsotakis

SPANJË- Presidenti tuk Rexhep Tajip Erdogan do të jetë ballë për ballë me Kyriakos Mitsotakis, pas vendimit të tij për të prishur urat diplomatike me Greqinë. Presidenti turk është i ftuar dhe do të jetë në të njëjtën tryezë me kryeministrin grek dhe liderë të tjerë të huaj, në darkën e shtruar për nder të tyre nga Mbreti i Spanjës.

Sipas CNN.gr, Kyriakos Mitsotakis pati kontakte të njëpasnjëshme në Pallatin Maximos me ministrin e Jashtëm Nikos Dendias dhe atë të Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Panagiotopoulos, të cilët do ta shoqërojnë në Samitin e Madridit.

Gjatë takimeve pritet që Erdogan të diskutojë edhe mbi çështjen e “militarizimit” të ishujve grekë. Në këtë drejtim është krijuar një dosje e plotë që përmban hartën e të ashtuquajturit “Atdheu blu”.

Në dosje janë të përfshira gjithashtu statistikat e përgjithshme të sfidave turke, të tilla si fluturimet e luftëtarëve turq mbi ishujt e banuar grekë. 

presidenti turk rexhep tajip erdogan rexhep tayip erdogan kyriakos mitsotakis nikos dendias nikos panagiotopoulos

Sondazh

Poll