Politike

Kohë krize, por Garda do eskortë, tender 26 milionë lekë për makina të reja

Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara ka hapur një tender me fond limit me 206 milionë lekë të vjetra me objekt: “Blerje automjete për Gardën e Republikës ndarë në 2 (dy) lote”.

28 Qershor 2022, 09:26 Nga k.m.

Kohë krize, por Garda do eskortë, tender 26 milionë lekë

TIRANË- Eskorta e Gardës së Republikës kërkon blerje të reja. Mjetet që shoqërojnë kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendit, kërkojnë që të ndryshojnë flotën e automjeteve, duke i vendosur vetes një fond të majmë. Siç edhe bëhet me dije, Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara ka hapur një tender me fond limit me 26 milionë lekë të vjetra me objekt: “Blerje automjete për Gardën e Republikës ndarë në 2 (dy) lote”.

Kohë krize, por Garda do eskortë, tender 26 milionë lekë

Në njoftimin e publikuar nga Agjencia e Prokurimeve Publike, thuhet se automjetet do të shërbejnë “për transportin e punonjësve të sigurisë në eskortë”. Madje se kjo kompani fituese do të duhet të sigurojë makinat brenda këtij viti, por nuk saktësohet se për çfarë mjetesh bëhet fjalë. Megjithatë të interesuarit duhet që të konkurojnë sa kanë kohë pasi afati përfundon nesër. 

Në një kohë kur kriza është fjala më e përdorur në vend, e se të gjithë duhet të "shtrëngojmë rripin", duket se kjo nuk vlen për qeverinë dhe zytarët që mbrohen nga Garda. Madje dhe Kryeministri Edi Rama duket se e ka harruar porosinë e tij për kursim. Madje një burim pranë Gardës i tha Lapsi.al se automjetet e reja do të jenë në dispozicion të grupit të shoqërimit të kryeministrit Rama. Por kjo mbetet për t'u vërtetuar. Të shohim se me ç'mjet do të udhëtojë në të ardhmen. 

 

agjencia e blerjeve të përqëndruara garda e republikes

Sondazh

Poll