Politike

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Nën hetim 8 efektivë policie, Basha: Rama përdori policinë

Basha ka reaguar për arrestimin e 2 zëvendësdrejtorëve të policisë së Elbasanit dhe Beratit

28 Qershor 2022, 10:16 Nga A.B
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Nën hetim 8 efektivë policie, Basha: Rama
Lulzim Basha dhe Pjerin Xhuvani

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkon që Ish-drejtori i policisë dhe Prokurori i Elbasanit duhet të vihen para drejtësisë për ngjarjen e rëndë të vrasjes së Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve të vitit 2021. Përmes një reagimi në bërë në 'Twitter', Basha thotë se çdo shqiptar tashmë e kupton se Rama e ka përdorur policinë për të mbrojtur blerjen e votave si dhe nënvizon se policia u vu në dispozicion të bandave. 

Reagimi i Bashës:

Çdo shqiptar e ka të qartë edhe më shumë sot se si Rama e ka përdorur policinë për të mbrojtur blerjen e votave. Vendimi i djeshëm tregon se si policia e shtetit u vu në shërbim të bandave me urdhër të Edi Ramës në masakrën zgjedhore të 25 prillit. Para drejtësisë duhet të vihen urgjentisht edhe ish-drejtori i policisë dhe prokurori i Elbasanit që gënjyen publikisht për të fshehur të vërtetën.

Asnjë ushtar politik i sotëm apo i djeshëm i Suel Çelës nuk mund të manipulojë të vërtetën e kësaj ngjarje, ku policia dhe krimi u bënë bashkë për të blerë vota dhe që fatkeqësisht çoi në viktima.

Në përfundim të hetimeve për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, ka rezultuar se Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, 2 ish- zv.drejtor i Policisë së Elbasanit kanë dhënë dëshmi të rremë lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan , 4 ditë para zgjedhjeve, nga Struktura e Armatosur e Partisë Demokratike. Ato janë arrestuar dhe ndaj tyre është caktuar nga gjykata masa e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’. Rezulton se të dy kanë shpërdoruar detyrën, sepse nuk kanë marrë masa për të parandaluar vrasjen, si dhe kanë dhënë deklarime të rreme, duke dhënë fakte të ndryshme mbi ngjarjen. Ndërkohë, 6 efektivë të tjerë të Forcave ‘Shqiponja’ janë pezulluar nga detyra.

lulzim basha pjerin xhuvani

Sondazh

Poll