'S'na leverdis të blejmë avion për të shuar zjarret'/ Berisha ashpër kundër Peleshit: E turpshme!
Sali Berisha shkruan se deklarata e Peleshit është e turpshme dhe nënvlerësuese ndaj Shqipërisë.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë kundër, duke u shprehur ashpër ndaj ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi. Pas marrjes së tij në pyetje në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku Peleshi tha se Shqipërisë nuk i duhej një avion për shuarjen e zjarreve, Berisha duket se nuk i ka pritur mirë. Me anë të një postimi të bërë në rrjetet e tij sociale, Berisha shkruan se deklarata e Peleshit është e turpshme dhe nënvlerësuese ndaj Shqipërisë. Po ashtu, nuk la pa përmendur edhe kryeministrin Edi Rama, duke mos i kursyer akuza për udhëtimet e tij me charter privat.
"Sipas tij vendi një vend i vogël nuk mund të ketë një avion për shuarjen e zjarreve ndërkohë që mbane një avion në dispozicion të kryeministrit që shpenzon mesatarisht 200.000 € në udhëtim në vend të 2000€ me linjat ajrore të udhëtarëve. Rikujtoj këtu se vende me të ardhura për frymë 10 herë më të larta se Shqipëria jo që nuk lejojnë çarter dhe avion në dispozicion për qeverinë por as dhe udhëtimin në biznes klas me paratë e taksapaguesve të tyre. Qesharake! E turpshme! E dënueshme! Ministri i mbrojtjes duhet të jetë gatantuesi kryesor i sigurisë së shqiptarëve dhe jo avokat i abuzimeve dhe vjedhjeve të Edi Ramës,"-shkruan ndër të tjera Berisha.
POSTIMI I PLOTË:
Ministri i Mbrojtjes zgjedh të mbrojë Ramën dhe avionin e tij në dispozicion por jo jetën dhe pasuritë publike të qytetarëve. Deklarata qesharake e Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi për zjarret e shpeshta që kanë përfshirë vendin, pasqyron qartë qëllimin e vetëm të qeverisë, i cili lidhet vetëm stërluksin e qeveritarëve dhe me vjedhjen dhe jo mbrojtjen e pasurive të vendit dhe jetës së qytetarëve. Niko Peleshi ka thënë se është e panevojshme për një vend të vogël si Shqipëria që të ketë një avion të sajin për shuarjen e flakëve sepse kushton rreth 50 milion euro. Pra, Nikos dhe shefit të tij i duket harxhim i kotë një mjet i cili përveçse garanton siguri në raste emergjncash, është gjithashtu i nevojshëm për një vend me verë të nxehtë si Shqipëria për të mbrojtur pyjet nga zjarret. Sipas tij vendi një vend i vogël nuk mund të ketë një avion për shuarjen e zjarreve ndërkohë që mbane një avion në dispozicion të kryeministrit që shpenzon mesatarisht 200.000 € në udhëtim në vend të 2000€ me linjat ajrore të udhëtarëve. Rikujtoj këtu se vende me të ardhura për frymë 10 herë më të larta se Shqipëria jo që nuk lejojnë çarter dhe avion në dispozicion për qeverinë por as dhe udhëtimin në biznes klas me paratë e taksapaguesve të tyre. Niko dhe shefi i tij Edi Rama e shohin më të nevojshme udhëtime e Ramës me avion në dispozicion ose tua japin 50 milionë eurot miqëve të tyre nëpërmjet tenderave sekrete apo me negociata mafioze të mbyllura të cilat nuk u kanë sjellë asnjë përfitim shqiptarëve përveçse kanë fryrë kontot e qeveritarëve dhe klientelës së tyre dhe kanë zbrazur çdo ditë xhepat e qytetarëve. Sipas tij vendi nuk mund të ketë një avion për shuarjen e zjarreve ndërkohë që mbanë një avion në dispozicion të kryeministrit që shpenzon mesatarisht 200.000 € në udhtim në vend të 2000€ me linjat ajrore të udhëtarëve. Qesharake! E turpshme! E dënueshme! Ministri i mbrojtjes duhet të jetë gatantuesi kryesor i sigurisë së shqiptarëve dhe jo avokat i abuzimeve dhe vjedhjeve të Edi Ramës.
Por çfarë tha dje Niko Peleshi?
Ministri i Mbrojtjes, gjatë marrjes së të tij në pyetje dje nga deputetët u shpreh se për mendimin e tij, Shqipërisë nuk ia vlente që të blinte një avion për shuarjen e flakëve, kjo sepse do të përdorej vetëm për një muaj, që sipas tij nuk ishte vendim i mirë. Ndaj propozoi që të blinin orë fluturimi në vende të tjera për të na ardhur në ndihmë gjatë stinës së verës.
Sondazh
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Nën hetim 8 efektivë policie, Basha: Rama përdori policinë
Lulzim Basha dhe Pjerin Xhuvani TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkon që Ish-drejtori i policisë dhe P...
Kohë krize, por Garda do eskortë, tender 26 milionë lekë për makina të reja
TIRANË- Eskorta e Gardës së Republikës kërkon blerje të reja. Mjetet që shoqërojnë kryeministrin Edi Rama dhe zyr...
Arrestimet në Elbasan, Alibeaj: Kontrollohet nga bandat, efektivët bashkëpunëtorë të tyre
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se arrestimet në kupolën e Policisë së...
Majlinda Bregu: PD ka vendosur vetë fatin e saj, s'i duhen as Berisha dhe as Basha
Majlinda Bregu dhe Sokol Balla TIRANË- Majlinda Bregu mendon se e mira e PD-së është që të mos ketë në përmbaj...
Genocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë, Berisha: Projekt për zhdukjen e origjinës etnike
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar ditën e nderimit të viktimave të gjenocidit ndaj shqiparëve të...
Kurti i përgjigjet Ali Ahmetit: Nuk e jap tokën e Kosovës! Do e mbroj kombin
Albin Kurti TIRANË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i është përgjigjur nga Tirana Ali Ahmetit që deklaroi pak ditë m&...
Presidente? Majlinda Bregu: Do e refuzoja një propozim që vinte nga PS
Majlinda Bregu TIRANË- Mbrëmjen e sotme në Top Story, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Maj...
“Ose bëje, ose ik", Bregu zbulon takimin me Bashën në Lubjanë: Shumë pak e dinë
Majlinda Bregu TIRANË- Majlinda Bregu, tashmë jashtë Partisë Demokratike, në një intervistë për “Top Story&r...
Kthim në PD? Bregu: Kismet, Berisha më bëri ftesë, s'e konsideroj të mbyllur historinë me ta
Majlinda Bregu TIRANË- Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, prej kohësh është larguar nga Partia Demokratike ku ka dhën&eum...
“Nuk përjashtohet përfitimi i politikanëve”, BIRN për amnistinë fiskale: Do të zbatohet nga një grup i vogël
Edi Rama dhe Damian Gjiknuri TIRANË- Përkundrejt një tatimi prej vetëm 5 deri në 10% të pasurisë së vënë ...
