Bota

Miroslav Lajçak: Zgjidhja e çështjes së të pagjeturve mbetet urgjente

Lajcak, këtë deklaratë e bëri pas vizitës së tij në Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur në Prishtinë

28 Qershor 2022, 08:57 Nga d.d
Miroslav Lajçak: Zgjidhja e çështjes së të
Miroslav Lajçak

SERBI-Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se çështja e personave të pagjetur vazhdon të jetë urgjente. Lajçak, këtë deklaratë e bëri pas vizitës së tij në Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur në Prishtinë dhe pasi pa një shfaqje për këtë temë.

Zgjidhja për fatin e më shumë se 1600 personave ende të zhdukur është urgjente. Të gjithë të dashurit pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike meritojnë që t’iu mbyllet çështja.Kjo është arsyeja pse unë vizitova Qendrën e Dokumentacionit, u takova me Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur dhe mora pjesë në shfaqjen e “Water and Candles", ka shkruar Lajçak në Twitter.

Lajçak dje në Prishtinë është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, me të cilin ka folur për vazhdimin e dialogut me Beogradin, derisa e ka përgëzuar për marrëveshjen e arritur për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë.

 

miroslav lajçak kosove serbi

Sondazh

Poll