Politike

Genocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë, Berisha: Projekt për zhdukjen e origjinës etnike

Berisha shkruan se kombi shqiptar përulet me dhimbje përpara kujtimit të atyre që u vranë 78 vite më parë.

27 Qershor 2022, 23:15 Nga I.A
Genocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë, Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar ditën e nderimit të viktimave të gjenocidit ndaj shqiparëve të Çamërisë. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se kombi shqiptar përulet me dhimbje përpara kujtimit të atyre që u vranë 78 vite më parë.

Sipas ish-kryeministrit, e gjithë kjo barbari ndaj popullatës civile çame kishte në bazë projektin e zi të zhdukjes për shkak të origjinës së saj etnike.

Postimi i Plotë:

Sot dita e nderimit të viktimave të genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Të dashur miq, sot kombi shqiptar përulet me dhimbje dhe nderimin më të thellë para kujtimit të mijëra e mijëra fëmijëve, grave, të rijve, burrave, të moshurave që 78 vite më parë u vranë, u masakruan në një akt çnjerëzor nga bandat e xhelatit Zerva dhe mbështetësit e tij në regjimin e kohës në Greqi. E gjithë kjo barbari ndaj popullatës civile çame kishte në bazë projektin e zi të zhdukjes për shkak të origjinës së saj etnike. Duke dënuar me forcën më të madhe këtë akt mizor shpreh nderimin tim më të thellë për viktimat e tij.

sali berisha

Sondazh

Poll