Politike

Kurti i përgjigjet Ali Ahmetit: Nuk e jap tokën e Kosovës! Do e mbroj kombin

Kurti tha se ai nuk është një lider që është i gatshëm të japë tokat e Kosovës dhe se do ta mbrojë kombin e tij. 

27 Qershor 2022, 23:06 Nga F.M
Kurti i përgjigjet Ali Ahmetit: Nuk e jap tokën e Kosovës! Do e
Albin Kurti

TIRANË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i është përgjigjur nga Tirana Ali Ahmetit që deklaroi pak ditë më parë se ai po nuk po tregohet i guximshëm për të negociuar. I ftuar në "Çim Peka Live", Kurti tha se ai nuk është një lider që është i gatshëm të japë tokat e Kosovës dhe se do ta mbrojë kombin e tij. 

Pjesë nga intervista: 

Peka: Z.Kurti në një intervistë me mua para dy javësh, Ali Ahmeti u shpreh duke nënkuptuar se ju po tregoheni të paguximshëm për të negociuar dhe se politikën po e merrni nga idetë që lindin në kafenetë e Kosovës. A është Albin Kurti i paguximshëm për të negociuar dhe a ndikoheni realisht nga perceptimet dhe opinionet?

Kurti: Unë nuk kam guxim që të jap tokë të Kosovës, edhe mendoj që është shumë mirë që është kështu. Ka pasur ashtu liderësh edhe në histori edhe në aktualitet ka dhe të gjallë dhe të vdekur që kanë qenë të gatshëm që ta japin tokë shqiptare. Unë atë guxim nuk e kam.

Edhe jo vetëm që nuk e kam atë guxim por nuk e kam as atë imagjinatë. Se lëre më... dëshirë apo kalkulim. Unë jam këtu që të mbroj, jo të humbas. Mund të jap diçka timen private personale nëse ke nevojë, mirëpo diçka që i takon kombit, diçka që i takon shtetit, unë s’jap.

 E këto negociata, këto marrëveshje që po thuhen, kërkojnë liderë ‘kompromisaxhi’ që ju nënshtrohen trysnive dhe ‘kalërojnë’ në pushtet në kurriz të shtetit. Ai 50.3 përqind i vitit të kaluar është pikërisht për kështu siç jam dhe nuk janë këto llafet e kafenesë. Unë besoj se në politikë dhe në gjeo-politike. Është kthyer historia si asnjëherë më parë që nga rënia e murit të Berlinit dhe unë besoj se duhet të jemi shumë të kujdesshëm për mësimet që duhet të nxjerrim nga historia.

albin kurti

Sondazh

Poll