Bota

Ish-presidenti rus paralajmëron se mund të ketë Luftë të Tretë Botërore nëse NATO-ja "shkel" Krimenë

Medvedev tha se çdo shkelje në gadishull mund të përbëjë shpallje lufte ndaj Rusisë.

28 Qershor 2022, 08:43 Nga d.d
Ish-presidenti rus paralajmëron se mund të ketë Luftë
Dmitry Medvedev

UKRAINË-Ish-presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev, ka paralajmëruar për shpërthimin e një lufte të mundshme të Tretë Botërore, nëse ndonjë vend i NATO-s cënon Krimenë. Sipas Sky News, ai tha se çdo shkelje në gadishull mund të përbëjë shpallje lufte ndaj Rusisë.

 “Për ne, Krimea është pjesë e Rusisë. Dhe kjo do të thotë përgjithmonë. Çdo përpjekje për të cenuar Krimenë është shpallje lufte kundër vendit tonë. Dhe nëse kjo bëhet nga një shtet anëtar i NATO-s, do të thotë konflikt me të gjithë aleancën e Atlantikut të Veriut; një Luftë e Tretë Botërore. Një katastrofë e vërtetë," tha Medvedev.

Medvedev, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha gjithashtu se nëse Finlanda dhe Suedia bashkohen me NATO-n, Rusia do të forconte kufijtë e saj dhe do të ishte "gati për hapa hakmarrëse". 

Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014,një veprim që është dënuar si aneksim i paligjshëm nga shumë liderë botërorë. 

dmitry medvedev lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll