Bota

Pas takimeve të G7 në Gjermani, Biden i bashkohet sot samitit të NATO-s në Spanjë

28 Qershor 2022, 08:48 Nga j.c
Pas takimeve të G7 në Gjermani, Biden i bashkohet sot samitit të
Joe Biden

SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden, ka planifikuar të udhëtojë në Spanjë të martën për Samitin e NATO-s  që pritet të fokusohet në pushtimin e vazhdueshëm rus të Ukrainës. Samiti i NATO-s vjen menjëherë pas përfundimit të takimeve përfundimtare me udhëheqësit e G7 në Gjermani.

Sipas CNN, pas takimit të së martës në mëngjes me kancelarin Olaf Scholz të Gjermanisë, presidentin e Francës Emmanuel Macron dhe kryeministrine Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson në samitin e G7-s, Biden do të shkojë në Madrid.

Udhëheqësit që marrin pjesë në samitin e NATO-s pritet të miratojnë një “koncept strategjik” të ri qëpërshkruan synimet e aleancës së mbrojtjes për dekadën e ardhshme.

Samiti vjen pasi pushtimi rus i Ukrainës shtrihet në muajin e tij të pestë dhe ndërsa SHBA kërkon të mbajë aleatët të bashkuar në mbështetjen e saj për Ukrainën dhe të mbajë presionin ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

joe biden samiti i g7 ne berlin samiti i nato-s

Sondazh

Poll