Aktualitet

“Nuk doli nga deti”/ Pas denoncimit të 29-vjeçares, gjendet turisti polak në Sarandë

74-vjeçari nga Polonia, i cili ka ardhur në Shqipëri për pushime ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore

28 Qershor 2022, 07:32 Nga DOSJA
“Nuk doli nga deti”/ Pas denoncimit të 29-vjeçares,
Ksamil

SARANDË- Turisti polak është gjetur shëndoshë e mirë nga policia e shtetit. Gjetja e turistit me inicialet Z.K, u bë nga policia pas denoncimit të një 29-vjeçarje e cila lajmëroi forcat blu se i moshuari nuk doli më nga deti. 74-vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është shoqëruar për në vendin e tij të akomodimit në  Sarandë.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për  kërkimet e shtetasit polak Z. K, ju informojmë se si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në det, u bë e mundur gjetja e shtetasit Z. K, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohet për në vendin e tij të akomodimit në  Sarandë”

 

turisti polak ne sarande sarande

Sondazh

Poll