Aktualitet

Nuk doli më nga deti, e reja denoncon mbytjen e 74-vjeçarit polak në Ksamil 

Policia me anë të një njoftimi bën me dije se e reja ka deklaruar se 74-vjeçari është futur në det në Ksamil dhe nuk ka dalë më. 

27 Qershor 2022, 21:43 Nga I.A
Nuk doli më nga deti, e reja denoncon mbytjen e 74-vjeçarit polak
Ksamil

KSAMIL- Një turiste 29 vjeçare nga Polonia ka denocnuar në policinë e Sarandës mbytjen e shoqëruesit të saj. Policia me anë të një njoftimi bën me dije se e reja ka deklaruar se 74-vjeçari është futur në det në Ksamil dhe nuk ka dalë më. Sipas policisë, e reja raporton se i moshuari është futur në det rreth orës 10:30

Njoftimi i Policisë:

Sarandë Më datë 27.06.2021, rreth orës 20:00, në Komisariatin e Policisë Sarandë, është paraqitur shtetasja polake D. R., 29 vjeçe, e cila ka kallëzuar se sot, rreth orës 10:30, shtetasi polak Z. K., 74 vjeç, është futur në det, në Ksamil, Sarandë dhe nuk ka dalë akoma. Shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit Z. K.

mbytet turisti polak ne ksamil

Sondazh

Poll