Aktualitet

Kalaja e Porto Palermos do bëhet hotel? Banorët e zonës: I ka dalë investitori strategjik!

Ata kanë nisur një peticion dhe kanë paralajmëruar protesta për shpalljen e Himarës zonë e mbrojtur nga qeveria nga Porto Palermo deri në Gjirin e Llamanit gjë që ka çuar në bllokimin e pronave të himariotëve.

28 Qershor 2022, 00:09 Nga F.M
Kalaja e Porto Palermos do bëhet hotel? Banorët e zonës: I ka
Edi Rama dhe Porto Palermo

TIRANË- Kalaja e Porto Palermos duket se do të jetë objekti i radhës që me lejen e qeverisë do të kthehet në një hotel. Vetë banorët e zonës kanë denoncuar në JOQ se kjo kala do të jetë ‘viktima’ e radhës e statusit ‘investitor strategjik’ që u lejon investitorëve që një të mirë publike ta kthejnë në biznes.

Ende nuk dihet se cili është investitori strategjik që do të marrë këtë kala, por banorët kanë paralajmëruar protesta. Ata kanë nisur një peticion dhe kanë paralajmëruar protesta për shpalljen e Himarës zonë e mbrojtur nga qeveria nga Porto Palermo deri në Gjirin e Llamanit gjë që ka çuar në bllokimin e pronave të himariotëve.

“Pershendetje JOQ, Himara nuk eshte shpallur territor i mbrojtur por ka dalë nje investitor strategjik qe se shpejti do behet hotel kalaja porto palermo,”- thuhet në mesazh.

Kush është investitori strategjik?

edi rama porto palermo

Sondazh

Poll