Aktualitet

Aksident në Këlcyrë, Benz-i përplas 50-vjeçarin

Ende nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia.   

27 Qershor 2022, 22:38 Nga I.A
Aksident në Këlcyrë, Benz-i përplas 50-vjeçarin
Aksident

KËLCYRË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Këlcyrë. Mësohet se një 29-vjeçar me iniciale G.L ka përplasur 50-vjeçarin me makinë. Ende nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia.   

Njoftimi i Policisë:

Këlcyrë/ Informacion paraprak Rreth orës 21:35, në aksin rrugor Këlcyrë-Ura e Leklit, në vendin e quajtur “Gryka e Këlcyrës”, shtetasi G. L., 29 vjeç, banues në Këlcyrë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur shtetasin K. Y., rreth 50 vjeç, banues në Këlcyrë, i cili u transportua në Spitalin e Këlcyrës për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

aksident ne këlcyrë

Sondazh

Poll