Aktualitet

Klodiana Lala: Dumani ka folur për ngjarje të tjera, do të ketë arrestime! Hoxha: Disa nga të shpallurit në kërkim janë në Shqipëri...

Artan Hoxha tha se disa nga personat që janë në kërkim pas rrëfimeve të Dumanit, ndodhen në Shqipëri, ndërsa të tjerë janë larguar. 

27 Qershor 2022, 22:53 Nga F.M
Klodiana Lala: Dumani ka folur për ngjarje të tjera, do të
Artan Hoxha, Nuredin Dumani dhe Klodiana Lala

TIRANË- Klodiana Lala thotë se Nuredin Dumani ka folur për ngjarje të tjera kriminale dhe se do të ketë arrestime të tjera. Ajo tha se bëhet fjalë për njerëz shumë të rëndësishëm të botës së krimit. 

Ndërsa gazetari Artan Hoxha, deklaroi në emisionin "Të Paekspozuarit", se disa nga personat që janë në kërkim pas rrëfimeve të Dumanit, ndodhen në Shqipëri, ndërsa të tjerë janë larguar. 

Klodiana Lala: Patjetër do të ketë arrestime të tjera. Dumani ka folur për ngjarje të tjera. Janë njerëz shumë të rëndësishëm të botës së krimit.

Ylli Rakipi: Po ata që janë në kërkim, u kap ndonjëri? Ku mendohet se janë?

Klodiana Lala: Ta thotë Tani atë…

Artan Hoxha: Një pjesë janë këtu një pjesë janë jashtë...

Marrë nga TPZ

artan hoxha klodiana lala

Sondazh

Poll