Aktualitet

Lala: Kriminelët nuk kërkojnë më para kesh, duan të bëhen aksionerë në biznese të fuqishme

Lala tha se ata mbrihen më mirë kur kanë pasuri të deklaruar dhe janë aktivë në fushën e biznesit. 

27 Qershor 2022, 22:50 Nga F.M
Lala: Kriminelët nuk kërkojnë më para kesh, duan të
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se gruper kriminale në ditët e sotme nuk synojnë tu mrrin para biznesmenëve, por aksione. E ftuar në "Të paeskpozuarit", Lala tha se ata mbrihen më mirë kur kanë pasuri të deklaruar dhe janë aktivë në fushën e biznesit. 

"Biznesmenët kanë qenë të targetuar, bëhet fjalë për biznesmenë të rangut të lartë, ata që ne i quajmë oligarkë. Kemi pasur sulme ndaj bizneseve që kushtojnë miliona euro. Fasada e një resorti u shkatërrua komplet dy vite më parë. E dini pse? Sepse kriminelët tashmë nuk kërkojnë më para sepse nuk dinë se si t’i fusin në ekonomi. Tani kërkojnë aksione në biznese, kërkojnë të bëhen aksionerë. 30% në një restort, 10% në një kompani sigurimi, kjo krijon vështirësi shumë të mëdha,"- tha Lala.

klodiana lala

Sondazh

Poll