Sport

VIDEO/ Serena Williams frikëson Mike Tyson, goditjet e saj e befasojnë ‘Iron’ Mike

Tenistja me 23 tituj Grand Slam, i bëri përshtypje boksierit kontrovers me talentin e saj

27 Qershor 2022, 18:03 Nga DOSJA

VIDEO/ Serena Williams frikëson Mike Tyson, goditjet e saj e befasojnë

SHBA - Një nga boksierët më të frikshëm të të gjitha kohërave, Mike Tyson, u shpreh se askush nuk duhet të mendojë se është i pamposhtur, teksa pa legjendën e tenisit Serena Williams, duke grushtuar një thes boksi.

Tyson, i cili fitoi 19 ndeshjet e tij të para si profesionist dhe mbretëroi si kampion i padiskutueshëm i botës në peshën e rëndë për tre vjet, nga 1987 deri në 1990, është një lloj skauti dhe i njohur për të identifikuar talentet në ring.

Pasi ai pa Serena Williams, duke u stërvitur me një thes goditjesh në 2019, kampioni i njohur boksit botëror, shkroi në faqen e tij në Twitter, gjithë admirimin e tij. “Nuk do të doja të hyja në ring me këtë dhi”,- ka shkruar Mike Tyson. Videoja besohet të ketë ardhur, pasi të dy u takuan në vitin 2019 në një kamp vjetor të organizuar nga trajneri Patrick Mouratoglou, i cili në organizimet e tij gjithmonë tërheq të famshëm brenda dhe jashtë botës sportive.

Pavarësisht stërvitjes dhe leksioneve spektakolare që Tyson i dha Williams, nuk duket se Iron Mike dëshiron të kthehet në ring në rolin e një trajneri. Në podkastin e tij ‘Hotboxin’, ai tha se nuk kishte durim të ngrihej çdo mëngjes për të trajnuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll