Sport

Fotografia e Lautaro Martinez duke firmosur me Atletico Madrid, spanjollët trazojnë rrjetin! Ja çfarë po ndodh

Rikthimi i Romelu Lukakut te Inter nuk duhet të përkojë me largimin e Lautaro Martinez.

27 Qershor 2022, 17:52 Nga DOSJA

Fotografia e Lautaro Martinez duke firmosur me Atletico Madrid, spanjollët

SPANJË- Rikthimi i Romelu Lukakut te Inter nuk duhet të përkojë me largimin e Lautaro Martinez.Sulmuesi argjentinas është i vendosur për të rifituar titullin kampion me fanellën zikaltër. Tani do të jetë në dorën e Simone Inzaghit të gjejë ekuilibrin e duhur taktik pasi Lautaro, në sezonin pa Lukakun, vendosi një rekord të ri personal për golat në kampionat, por ndërkohë nga Spanja është shfaqur një sfond kurioz në lidhje me të kaluarën e sulmuesit argjentinas.

“Mundo Deportivo” në fakt ka rikthyer foton origjinale të kontratës që Martinez kishte firmosur në dhjetor të vitit 2017 me Atletico Madrid. Klubi spanjoll kishte mbyllur marrëveshjen me Racing Avellaneda në bazë të 12 milionëve, duke rënë dakord që lojtari të qëndronte në huazim në Argjentinë deri në fund të sezonit.

Por më pas interesi i Interit ngatërroi çdo gjë. Në vitin 2018 klubi italian i ofroi Atletico-s dyfishin e asaj që kishte propozuar Atletico, 24 milionë. Përcaktues ishte edhe ndërmjetësimi i Diego Militos, ish-sulmuesit të Inter, i cili e bindi Lautaron që në fakt të ndryshonte destinacionin.

E.Ç (Dosja.al)

lautaro martinez

Sondazh

Poll