Sport

Man.United i ofron shiritin e kapitenit, Ronaldo do të luajë në Champions! E ardhmja e portugezit në pikëpyetje

Fiksimi për të luajtur në Champions League përndjek Ronaldon edhe në moshën 37-vjeçare

27 Qershor 2022, 17:37 Nga DOSJA

Man.United i ofron shiritin e kapitenit, Ronaldo do të luajë në

ANGLI- Fiksimi për të luajtur në Champions League përndjek Ronaldon edhe në moshën 37-vjeçare. Ky mund të jetë edicioni i parë pa Champions në 20 vjet, megjithatë agjenti i lojtari po punon për t'i gjetur një tjetër klub portugezit. Në orët e fundit, Ronaldo ka refuzuar ofertën nga Interi në Miami, portugezi ndihet ende i aftë për të bërë diferencën në Europë dhe do të ketë kohë për të shkelur fushat amerikane.

Pati gjithashtu një takim me presidentin e ri të Chelseat, Todd Boelhy, për të kuptuar realizueshmërinë e marrëveshjes, një lëvizje që bie erë tradhtie. United po përpiqet ta bindë atë të qëndrojë duke i ofruar shiritin e kapitenit.

E vërteta është se Ronaldo mund të largohet vërtet, ndoshta jo në drejtim të Bayern Munich. Në sfond mbetet rikthimi romantik te Sportingu i Lisbonës: drejtori sportiv Hugo Viana u shpreh: "Nuk dihet kurrë".

E.Ç (Dosja.al)

ronaldo

Sondazh

Poll