Sport

Dybala-Inter, marrëveshja bëhet e ndërlikuar, agjenti i sulmuesit nis kontaktet me klubin e njohur

Transferimi i Dybala te Inter dukej se kishte përfunduar, por rikthimi i Lukakut te zikaltërit ndryshoi gjithçka dhe kjo ka mërzitur agjentin e sulmuesit argjentinas

27 Qershor 2022, 17:30 Nga DOSJA

Dybala-Inter, marrëveshja bëhet e ndërlikuar, agjenti i sulmuesit

ITALI- Transferimi i Dybala te Inter dukej se kishte përfunduar, por rikthimi i Lukakut te zikaltërit ndryshoi gjithçka dhe kjo ka mërzitur agjentin e sulmuesit argjentinas. Nga sa mësohet, ky i fundit është lodhur nga pritja e gjatë dhe ka nisur kontaktet me Atletico Madrid. Antun ka nisur bisedimet e para me drejtuesit e klubit spanjoll për të kuptuar se deri në çfarë shifre arrijnë spanjollët.

Oferta e Inter nuk ndryshon, 5 milionë në vit plus bonuset, por në çdo rast klubi zikaltër nuk mund të mbyllë marrëveshjen me Dybalan pa larguar Sanchez.Kileni po refuzon ofertat e ndryshme - të fundit në rend kronologjik Villarreal dhe Aston Villa.

E.Ç (Dosja.al)

dybala

Sondazh

Poll