Politike

Betohet kryebashkiaku i ri i Rrogozhinës, bashkia kalon nga PDIU-ja te PS-ja

30 Korrik 2019, 07:13 Nga DOSJA
Betohet kryebashkiaku i ri i Rrogozhinës, bashkia kalon nga PDIU-ja te

Rrogozhinë– Mëngjesin e sotëm është konstituuar Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës. Mësohet se është betuar Haxhi Memolla, kryetari i ri i bashkisë dhe 21 anëtarët e Këshillit Bashkiak.

Të pranishëm ishin edhe Arben Ahmetaj dhe Elisa Spiropali, e cila së bashku me Ervin Bushatin drejton qarkun e Tiranës. Sot pritet që të konstituohen edhe këshillat bashkiakë të Tiranës dhe të Kavajës.

Një ditë më parë u betuan  edhe 3 kryebashkiak të tjerë. Armando Subashi ka marrë konfirmimin nga këshilli Bashkiak dhe për mandatin e dytë. Erion Isai me Spiropalin në krah ka nisur punën në Bashkinë e Kolonjës. Gjon Gjonaj në Pukë është futur në zyrë dhe ka thënë se do të mësojë nga gabimet e katër viteve të shkuara. Pak ditë më parë është betuar dhe kreu i ri i Bashkisë Devoll, që ishte prova e parë e PD, për moslejimin e kryetarit të ri të shkonte në zyrë.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll