Politike

Betohen Redjan Krali dhe Haxhi Memolla. PD ‘lëshon’ dhe Kavajën, socialistët futen me forcë në bashki

30 Korrik 2019, 06:39 Nga DOSJA
Betohen Redjan Krali dhe Haxhi Memolla. PD ‘lëshon’ dhe

Kavajë- Konstituohen Këshillat Bashkiakë të Rrogozhinës dhe Kavajës. Betohen kryetarët, Haxhi Memolla dhe Redjan Krali.  Mësohet se kryetari i ri i Këshillit Bashkiak do të jetë Ilir Hoxha. Për këtë çështje ka reaguar edhe Isa Sakja, i cili ka shprehet se do të jetë sërish në zyrë dhe se nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit.

Dosja.al mësoi se bashkia Kavajë i hapi sot zyrat që në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm, një veprim ky ndryshe nga çfarë është deklaruar nga demokratët. Nga ana tjetër qytet zbarkun edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Nuk mungoi edhe një protestë nga ana e demokratëve, ku pati përplase me simpatizantëve.

Po kështu është betuar edhe Tërmet Peçi në Teplenë. Një ditë më parë u betuan  edhe 3 kryebashkiak të tjerë. Armando Subashi ka marrë konfirmimin nga këshilli Bashkiak dhe për mandatin e dytë. Erion Isai me Spiropalin në krah ka nisur punën në Bashkinë e Kolonjës. Gjon Gjonaj në Pukë është futur në zyrë dhe ka thënë se do të mësojë nga gabimet e katër viteve të shkuara. Pak ditë më parë është betuar dhe kreu i ri i Bashkisë Devoll, që ishte prova e parë e PD, për moslejimin e kryetarit të ri të shkonte në zyrë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike betimi i redjan kralit isa sakja konstituimi i bashkisë kavajë zbarkon fnsh nga tirana zgjedhjet lokale 2019 betimi i redjan kralit isa sakja konstituimi i bashkisë kavajë zbarkon fnsh nga tirana zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll