Politike

E akuzuan se mbrojti Ramën, ambasadori Soreca i përgjigjet artistëve: Gati për dialog

29 Korrik 2019, 18:32 Nga DOSJA
E akuzuan se mbrojti Ramën, ambasadori Soreca i përgjigjet

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka reaguar pas akuzave që iu bënë atij nga artistë dhe aktivistë të ndryshëm për një mbrotje të mundshme të Edi Ramës për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Në një reagim të gjatë në mediat sociale Soreca shprehet se përgjigja e tij e dhënë në Europe Hause, për Teatrin është nxjerrë jashtë kontekstit. Ai thekson se “se transparenca e procedurave është thelbësore për të siguruar konkurrencë të drejtë dhe të lirë”. Më tej Soreca fton të gjithë artistët që nëse duan mund të ulen në dialog me të për të komunikuar më hapur me njëri-tjetrin.

“Vërej me shqetësim se përgjigjja ime sot ndaj një gazetari për çështjen e Teatrit Kombëtar është paraqitur jashtë kontekstit. Prandaj është e nevojshme të theksoj se sot kam përsëritur qëndrimin e shtatorit të kaluar të Komisionit Evropian, kur autoritetet shqiptare u ftuan për të ndjekur parimet e prokurimit publik të BE-së dhe për të siguruar qasje jodiskriminuese në treg. Unë gjithashtu deklarova sot se transparenca e procedurave është thelbësore për të siguruar konkurrencë të drejtë dhe të lirë. Unë shtova se është e nevojshme që t’i jepet kohë procedurave institucionale për të arritur një vendim për çdo mosmarrëveshje ligjore për këtë çështje, në respekt të plotë të sundimit të ligjit. Në fund përfundova duke thënë se Delegacioni i BE-së është plotësisht i angazhuar për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe është gati të vazhdojë dialogun me artistët dhe qytetarët e përfshirë”, shkruan diplomati. 

Ambasadori Soreca gjatë një aktiviteti të mbajtur sot në selinë e ambasadës së BE në Shqipëri ka folur për çështjen e Teatrit. Pas kësaj deklarate të shumta kanë qenë reagimet dhe sulmet ndaj tij. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në një deklaratë u shpreh se deklaratat e diplomatit ishin të panevojshme dhe të njëanshme.

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Disa ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Ky i fundit deklaroi se teatri do të shpallet monument kulture dhe nënshkroi një marrëveshje me artistët. Artistët kanë nisur Festivalit për Ruajtjen e Teatrit, ku do të vendosen shfaqe të ndryshme. Michelle Placido i njohur si Komisar Katani do të jetë një nga aktorët që do performojë në TK.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleanca per mbrojtjen e teatrit luigi soreca ngujimi tek teatri protesta tek teatri kombetar shembja e teatrit kombëtar aleanca per mbrojtjen e teatrit luigi soreca ngujimi tek teatri protesta tek teatri kombetar shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll