Politike

Çfarë do ndodhë nesër? Rama dhe Meta paralajmërojnë konferencë për mediat

29 Korrik 2019, 20:47 Nga DOSJA
Çfarë do ndodhë nesër? Rama dhe Meta

TIRANË– Nesër pritet që të jetë një ditë e ngarkuar politike. Presidenti dhe Kryeministri kanë paralajmëruar që nesër do të ketë komunikime të rëndësishme me median.

Sipas burimeve zyrtare nga Presidenca, Ilir Meta do të ketë një konferencë shtypim e cila do të mbahet nesër në orën 12:00.

Nuk dihet ende se cili do të jetë fokusi i konferencës, por duke parë zhvillimet e fundit politike Meta mund të flasë për Teatrin Kombëtar, por dhe zhvillimet e Reformës në Drejtësi.

Nga ana tjetër edhe kryeministri Edi Rama pritet të dalë para mediave, një orë para Metës. Sipas një njoftimi nga zyra e shtypit të Kryeminsitrisë, Rama doketë një komunikim me gazetarët. “Nesër në orën 11.00 në Sallen e Hartave – Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një bashkëbisedim me gazetarët”, njofton Kryeministria.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta ne konference ilir meta meta ne konference

Sondazh

Poll