Politike

“Mbahet e fshehur”, Gjunkshi për tritolin në Dibër: Qytetarët ndjehen të terrorizuar

29 Korrik 2019, 15:19 Nga DOSJA
“Mbahet e fshehur”, Gjunkshi për tritolin në Dibër:

DIBËR- Ish-deputeti i qarkut Dibër, Xhemal Gjunkshi ka reaguar pas ngjajres së rëndë të ndodhur në këtë qytet, ku në një biznes ishte vendosur gjatë natës një sasi eksplozivi.

Në një reagim në Facebook, Gjuknshi shkruan se kjo është një ngjarje e rëndë, dhe sipas tij ka ndodhur vetëm 70 metra nga Komisariati i Policisë.

“Tronditet Dibra. Krimi godet rende pronen e qytetareve. Nje ngjarje e rende ka ndodhur mbreme ne mes te qytetit te Peshkopise. Ne oren 23.20 minuta eshte demtuar me lende eksplozive prona e qytetarit Lulzim Durma. Ngjarja ka ndodhur vetem 70 metra larg Rajonit te Policise Diber. E njejta situate ka ndodhur dhe para disa ditesh ne qender te Maqellares, por ngjarja eshte mbajtur e fshehur nga “policia e shtetit”. Si mbrohen te drejtat dhe lirite e qytetareve? Ku eshte garantimi dhe sigurimi i jetes se qytetareve? Ku eshte garantimi dhe sigurimi i prones se qytetareve? Qytetaret e Dibres ndjehen te Terrorizuar dhe aspak te Sigurte”, shkruan Gjunkshi.

Ndërkohë sipas policisë kjo ngjarje është raportuar  dhe mësohet se shpërthimi ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:10 në një lokal. Nga shpërthimi janë plagosur dhe dy kalimtarë të rastit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim durma shpërthim në një lokal në dibër shpërthim në peshkopi xhemal gjunkshi lulzim durma shpërthim në një lokal në dibër shpërthim në peshkopi xhemal gjunkshi

Sondazh

Poll