Politike

Tërmet i fuqishëm në Ballkan/ Meta kërkon masa nga qeveria: A kemi kapacitete?

29 Korrik 2019, 17:26 Nga DOSJA
Tërmet i fuqishëm në Ballkan/ Meta kërkon masa nga qeveria:

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me parashikimin e sizmiologut grek se Shqipëria do të lëkundet nga tërmeti.

Kreu i shtetit i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm Sandër Lleshajt dhe ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka ku edhe kërkon llogari qeverisë për masat e marra.

Meta gjithashtu vetëofrohet për një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar mbi masat që mund të merren për tërmetin, i cili pritet të jetë 30 herë më i fortë se ai në Atika.

LETRA E PRESIDENTIT ILIR META:

Nëpërmjet medias ndërkombëtare dhe kombëtare jam informuar mbi paralajmërimin për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin. Paralajmërimi ka ardhur nga sizimiologu i njohur zoti Akis Tselentis, drejtori Gjeodinamik Observatori Kombëtar i Athinës.

Sizmiologu Tselentis ka paralajmëruar për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin, që mund të jetë 30 herë më i fuqishëm se sa ai që goditit para disa ditësh rajonin e Athinës. Për shkak të karakteristikave të veta sizmike vendi ynë është një nga vendit me sizmicitetin më të lartë në Europë. Prandaj Shqipëria është nëj vend i kërcënuar nga kjo dukuri natyrore.

Për sa më sipër, kërkoj nga ana Juaj të informohem mbi:

Institucionet përgjegjëse, a kanë kontaktuar me sizmiologun Tselentis dhe institucionet homologe të rajonit lidhur me të dhënat e tyre për paralajmërime të tilla?
Cilat janë kapacitetet tona për përballimin dhe masat e marra nga ana juaj, nëse evndi ynë do të goditet nga një tërmet i përmasave të tilla?

Çfarë masash janë marrë apo do të merren për të reaguar në kohë për të minimizuar pasojat e mundshme në nivel qendror dhe vendor?

Nëse e gjykoni të domosdosme, jam i gatshëm të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare menjëherë qoftë edhe vetëm për këtë çështje, pasi çdo nënvlerësim i situatës mund të jetë me pasojë tragjike për jetën e qytetarëve në radhë të parë.

Por pse u alarmua Meta? Sipas Kreut të  Institutit Gjeodinamik të Greqisë Akis Tselentis, është e lartë mudësia që në Ballkan të ketë një tërmet të fuqishëm. Thuajsë një javë më parë gjatë një konferencë për shtyp, Tselentis tha se rajoni mund të goditej nga një tërmet 6 ballësh. Tselentis është një sizmolog i njohur grek, dhe është profesor në Universitetin e Athinës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta olta xhacka sander lleshaj termet ne shqiperi edi rama ilir meta olta xhacka sander lleshaj termet ne shqiperi

Sondazh

Poll