Politike

“30 qershori”, konstituohen dhe 3 bashki të tjera, Subashi, Gjonaj e Isai marrin çelësat e zyrës

29 Korrik 2019, 14:56 Nga DOSJA
“30 qershori”, konstituohen dhe 3 bashki të tjera, Subashi,

Maratonës së 30 qershorit duket se po i vjen fundit. Sot janë konstituar dhe tre Këshilla Bashkiak si dhe janë betuar dhe kryetarët e këtyre bashkive. Erion Isai në Kolonjë, Armando Subashi në Fier dhe  Gjon Gjonaj në Pukë janë 3 qytetarët e parë të qyteteve që do qeverisin për katër vitet e ardhshme.

Mes tensioneve dhe mbështetjes se politikës së Tiranës tre kryebashkiakët e rinj, janë betuar para Këshillit duke thënë se do të punojnë për qytetit. Isali në Kolonjë u shpreh se betimi i sotëm është një privilegji i detyrës dhe ai me thirrjen e krenarisë e të qenit kolonjar do të punojë për të ndërtuar një qytet sa më të mirë.

Ndërkohë Gjon Gjonaj që ka marrë këtë detyrë për herë të parë tha se  ai do të mësonte nga ato që nuk ishin bërë mirë nga katër vitet e shkaura.

Ditën e premte ishte dhe prova e parë e zjarrit për Partinë Demokratike, pasi i sapozgjedhuri në krye të Bashksië së Devollit, kandidati socialist po vijon punën në zyrën e tij. Dhe pse ishte premtuar se nuk do të lirohej zyra nga kryebashkiaku demokrat, kjo gjë nuk ka ndodhur. Në këtë bashki dhe sot dita e punës e qytetarit të parë u shoqërua me tensione, pasi PD protestoi para godinës së bashksië.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike armando subashi betimi i kryebashkiakeve te rinj erion isai gjon gjonaj zgjedhjet e 30 qershorit armando subashi betimi i kryebashkiakeve te rinj erion isai gjon gjonaj zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll