Politike

A do të lejohet betimi i kryebashkiakut të ri të Kavajës? Isa Sakja s’lëshon zyrën, PD organizon protestë

29 Korrik 2019, 19:40 Nga DOSJA
A do të lejohet betimi i kryebashkiakut të ri të Kavajës?

KAVAJË- Partia Demokratike nëse në mëngjes do të zhvillojë një protestë para godinës së Bashkisë. Kjo protestë bëhet pasi nesër kreu i ri i Bashkisë kërkon që të marrë mandatin dhe të betohet para Këshillit.

Numri një aktual i Kavajës, Isa Sakja, ka bërë me dije se ai nuk do të lirojë zyrën dhe nuk do të lejojë që të bëhet konstituimi i Këshillit të ri Bashkiak.

“Diten e neserme ne oren 09:30 ju ftojme te gjitheve perballe Bashkise se qytetit te protestojme dhe te bllokojme proçesin ilegiitim te farses se votimeve te 30 Qershorit! Te gjithe se bashku ne zbatim te dekretit te Presidentit te Republikes ti themi ndal instalimit te diktatures ne vendin tone”, është ky një njoftim i shpërndarë nga dega e PD në Kavajë.

Ndërkohë që Dosja.al mëson se në tubim do të jetë i pranishëm dhe nënkryetari i PD, Edi Paloka. Më tej bëhet me dijes se mbeldhja e Këshillit do të bëhet në ambientet e nënprefektures kjo sepse bashkia nuk i lejon që një gjë e tillë të ndodh në godinën e saj.

Ndërkohë që sot janë betuar dhe 3 kryebashkiak të tjerë. Armando Subashi ka marrë konfirmimin nga këshilli Bashkiak dhe për mandatin e dytë. Erion Isai me Spiropalin në krah ka nisur punën në Bashkinë e Kolonjës. Gjon Gjonaj në Pukë është futur në zyrë dhe ka thënë se do të mësojë nga gabimet e katër viteve të shkuara. Pak ditë më parë është betuar dhe kreu i ri i Bashkisë Devoll, që ishte prova e parë e PD, për moslejimin e kryetarit të ri të shkonte në zyrë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia kavajë betimi i kryebashkiakeve te rinj isa sakja kryebashkiaket e majte marrin vendimin pd proteste ne kavaje bashkia kavajë betimi i kryebashkiakeve te rinj isa sakja kryebashkiaket e majte marrin vendimin pd proteste ne kavaje

Sondazh

Poll