Politike

Mbështetje maksimale nga Peleshi dhe Spiropali, betohet Erion Isai, aktori: Privilegj!

29 Korrik 2019, 14:20 Nga DOSJA
Mbështetje maksimale nga Peleshi dhe Spiropali, betohet Erion Isai, aktori:

KOLONJË– Një tjetër socialist është betuar në krye të Bashkisë. Bëhet fjalë për aktorin e humorit Erion Isain, i cili u betua gjatë ditës së sotme.

Së bashku me betimin e tij u bë edhe konstituimi i Këshillit bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. 

“Privilegji i detyrës, me thirrjen e krenarisë e të qenit kolonjar,”-është shprehur Isai në rrjetet e tij sociale pas marrjes së detyrës së re. 

Në mbështetje të tij ditën e sotme ishin edhe ministrja Elisa Spiropali dhe ish-zv.kryeministri Niko Peleshi. 

Ditën e sotme u betua edhe kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, i cili tha se Puka qëndron mbi interesat politike dhe se nuk të merremi me pengmarrësit e kushtetutës. Dhe kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia kolonje erion isai kolonje zgjedhjet lokale 2019 bashkia kolonje erion isai kolonje zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll