Sport

Ish-mesfushori i Dinamos dhe Partizanit, tani ndihmës i Lusien Favre te Nica

Pjesë e stafit teknik të Favre, mësohet se do të jetë edhe Arjan Peço, ish-mesfushori i kombëtares (13 ndeshje me fanelën kuqezi)

27 Qershor 2022, 16:27 Nga DOSJA
Ish-mesfushori i Dinamos dhe Partizanit, tani ndihmës i Lusien Favre te
Ndihmësi Kristof Muolin, trajneri Lusien Favre në qendër dhe shqiptar Arjan Peço, djathtas

FRANCE - Pak më parë është raportuar lajmi se skuadra e Nicës ka vendosur të rikthejë në krye të stolit të saj trajnerin zviceran, Lusien Favre, i cili do të punojë sërish në “Allianz Riviera” (drejtoi skuadrën franceze në vitet 2016-2018). Kjo lëvizje erdhi nga largimi i Kristofer Galtier drejt PSG-së.

Pjesë e stafit teknik të Favre, mësohet se do të jetë edhe Arjan Peço, ish-mesfushori i kombëtares (13 ndeshje me fanelën kuqezi), teksa në kampionatin e Shqipërisë ka luajtur me Dinamon dhe Partizanit. 47-vjeçari nga Leskoviku, më parë ka punuar si trajneri i ekipeve të moshave të Baselit (U-17, U-18, U-19 dhe U-21). Arjan Peço do të jetë një nga dy ndihmësit e Lusien Favre, së bashku me Kristof Moulin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll