Sport

Histori e rrallë: 91-vjeçari Bernie Ecclestone, flet për djalit e tij 2-vjeçar dhe tregon se arrestimi ishte pasojë e një shakaje

Ish-shefi i Formula 1, tregon jetën si baba, por edhe ndalimin e tij në Brazil muajin e kaluar për mbajtjen e një arme në bagazhin e tij

27 Qershor 2022, 16:39 Nga DOSJA

Histori e rrallë: 91-vjeçari Bernie Ecclestone, flet për djalit

ANGLI - Manjati britanik u bë baba për herë të katërt në korrik 2020, pasi bashkëshortja tij e tretë, Fabiana Flosi solli në jetë djalin e tyre, Ace. Ecclestone është martuar me Fabianan, 46 vjeç, që nga viti 2012.

Ace është fëmija i tyre i vetëm së bashku dhe djali i vetëm i Ecclestone, i cili si fëmijë të parë ka vajzën 67-vjeçare, Deborah, të lindur nga gruaja e parë Ivy Bamford, ndërkohë ka edhe dy vajza, Tamarën dhe Petran, të lindura nga Slavica Radic.

Duke folur për ‘Daily Mail’, krenar Ecclestone tregoim se fëmijës së tij të vogël, i cili muajin tjetër mbush dy vjeç, i pëlqen të jetë pranë pishinës në vilën e tyre në Ibiza. Duke admiruar peshqit, Bernie tha: "Aces i pëlqen t'i ushqejë ata me dorë". Ai qeshi për hobi të djalit të tij, duke bërë shaka: "Atij i pëlqen pothuajse çdo gjë".

Ecclestone gjithashtu tregoi edhe për arrestimin të tij në Brazil muajin e kaluar, për mbajtjen e një arme, teksa hipi në një avion privat për në Zvicër. Ai u gjobit me 1000 £ për pistoletën ‘Seecamp 32’, pasi ajo u gjet në xhepin e një prej xhaketave të tij.

Ish-shefi i F1 tha: “Pistoletën e mora disa vite më parë nga dikush në Formula 1 dhe menduam se mund të ishte një ide e mirë, që Fabiana ta kishte në çantën e saj në rast të një grabitjeje për të trembur dikë. Gjithsesi, lloji i njerëzve që mund të duan të na grabisin, me siguri do të kenë armë shumë më të mëdha se kjo gjë e vogël."

Histori e rrallë: 91-vjeçari Bernie Ecclestone, flet për djalit

Ecclestone zbuloi se ai nuk e dinte gjë për armën në bagazhin e tij. Ai theksoi: “Po tallesha me armën në shtëpi, po bëja sikur po arrestoja dikë, një nga djemtë që kalëronte kuajt. E futa në xhepin e këmishës dhe e hoqa këmishën. I lashë gjërat në krevat për t'i paketuar. Nuk e kam përdora kurrë pistoletën, as nuk e mbajta. Madje ajo nuk ka as plumba. Ata skanuan bagazhin dhe më thirrën të shikoja valixhen. Arma ishte atje”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll