Sport

Dy futbollistë, pas aksidentit me makinë nuk arrijnë t’u shpëtojnë flakëve dhe humbin jetën, trajneri kalimtar bëhet hero

Pamje rrëqethëse janë publikuar pas një incidenti në qendër të Moskës. Një trajner mundjeje hero, nxorri nga flakët 6 persona

27 Qershor 2022, 15:18 Nga DOSJA

Dy futbollistë, pas aksidentit me makinë nuk arrijnë t’u

RUSI - Arslanbek Aliyev u bë hero, pasi arriti të nxjerrte gjashtë persona nga makina që po digjej mes flakëve në kryeqytetin rus të Moskës. Shpëtimtari është trajneri i skuadrës së mundjes së të rinjve të Dagestanit, i cili ishte për vizitë te një mik.

Mercedesi i zi që ecte me shpejtësi, u përplas me një ndërtesë dhe menjëherë shpërtheu në flakë, në njëkohë kur në të ishte brenda tetë persona. Trajneri Aliyev, që rastësisht ndodhej aty pranë, reagoi shpejt duke shpëtuar disa jetë. Ai arriti ta thyente xhamin e makinës dhe të nxjerrte jashtë nga flakët gjashtë persona, duke ua shpëtuar jetën. Por megjithë përpjekjet heroike të trajnerit, dy persona mbetën të vdekur.

Dy futbollistë, pas aksidentit me makinë nuk arrijnë t’u

Sipas mediave ruse, një prej tyre në timon ishte futbollisti Murat Salpagarov, i cili po festonte makinën e sapo blerë edhe po drejtonte Mercedesin. Personi i dytë, që gjithashtu humbi jetën, ishte ish-futbollisti Rasim Khutov, që i kishte shitur makinën 24-vjeçarit Salpagarov.

Dy futbollistë, pas aksidentit me makinë nuk arrijnë t’u

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll