Sport

Zaniolo te Juventus? Inter ‘sponsorizon’ futbollistin e Romës të transferohet te bardhezinjtë

Emri i Nicolo Zaniolo-s është përmendur shpesh për një transferim te Juventus

27 Qershor 2022, 13:26 Nga DOSJA

Zaniolo te Juventus? Inter ‘sponsorizon’ futbollistin e Romës

ITALI- Emri i Nicolo Zaniolo-s është përmendur shpesh për një transferim te Juventus. Kontrata e sulmuesit me Romën skadon në vitin 2024 dhe për ta shitur klubi verdhekuq dëshiron 50 milionë euro.

Një shifër që bën Interin të buzëqeshë, kjo për shkak se në vitin 2018, kur Inter shkëmbeu lojtarin me Nainggolan, klubi zikaltër mori 15% të një rishitjeje të mundshme të Zaniolo-s në të ardhmen.

Duke llogaritur 15% të 50 milionëve të kërkuara nga Roma, 7.5 do të përfundonin në arkat e Interit: një shifër që nuk duhet përbuzur, e cila do të lejonte gjithashtu liri më të madhe veprimi në kontekstin e operacioneve të tjera aktualisht në axhendën e Marotta-s.

E.Ç (Dosja.al)

zaniolo

Sondazh

Poll