Sport

Ish-mesfushori Tommasi, ulet në kolltukun e kryebashkiakut të Veronës

Ish-fantazisti i Romës dhe kombëtares italiane, pas zgjedhjeve komunale të së dielës, u zgjodh kryetari i ri i bashkisë së Veronës.

27 Qershor 2022, 16:11 Nga DOSJA
Ish-mesfushori Tommasi, ulet në kolltukun e kryebashkiakut të

ITALI - Gjatë gjithë karrierës së tij si mesfushor shumë i mirë, Damiano Tommasi nuk e fshehu tërheqjen e tij ndaj politikës, duke folur për çështje aktuale dhe duke kryesuar me zjarr sindikatat e lojtarëve italianë (2011-2020). Ai tani është kryebashkiak i Veronës, një qytet i rëndësishëm në Veneto me 250.000 banorë.

Rezultatet e zgjedhjeve komunale janë zyrtare që nga nata e së dielës deri të hënën. Ish-futbollisti, në krye të një koalicioni të qendrës së majtë, fitoi kundër kryebashkiakut të krahut të djathtë në largim Federico Sboarina, me 53.40% të votave kundër 46.60%.

Në moshën 48-vjeçare, Damiano Tommasi veshi fanelën e kombëtares së Italisë 25 herë midis viteve 1998 dhe 2003, ndërkohë që vitet e tij më të mira ishin nën ngjyrat e Romës ku luajti për dhjetë vjet (1996-2006).

Ai u kurorëzua kampion i Italisë gjatë sezonit 2000-2001 nën drejtimin e Fabio Capello, së bashku me Francesco Totti, Cafu dhe Gabriel Batistutën. Në fund të karrierës së tij, ai luajti në Spanjë (Levante), Angli (QPR) dhe Kinë (Tianjin Teda). Në vitin 2018 ai aplikoi pa sukses për postin e trajnerit të Italisë, të cilin e fitoi Roberto Mancinit.

Përfshirja e tij politike në Verona nuk është befasi, pasi Damiano Tommasi është një vendas, në Negrar di Valpolicella, një qytet i vogël në Veneto, ndërkohë që ka debutuar me Hellas Verona. “Jam i lumtur, sepse përtej rezultatit, arritëm të flasim për politikë pa sulmuar kundërshtarin, pa denigruar, pa fyer”, ka komentuar ish-ndërkombëtari, i cituar nga agjencia e shtypit Ansa.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll