Sport

Zyrtare/ Petr Cech jep dorëheqjen si këshilltar teknik i ‘bluve’ të Londrës

Chelsea njoftoi të hënën në mëngjes largimin më 30 qershor të ish-portierit, që kryente detyrën e këshilltarit teknik prej tre vitesh.

27 Qershor 2022, 12:51 Nga DOSJA

Zyrtare/ Petr Cech jep dorëheqjen si këshilltar teknik i

ANGLI - Petr Cech nuk do të jetë pjesë e aventurës së re që e pret Chelsea me marrjen e klubit nga miliarderi amerikan Todd Boehly. Ish-portieri i ‘bluve’ do të largohet si këshilltar teknik dhe i performancës më 30 qershor, njoftoi klubi në një deklaratë të hënën në mëngjes.

Një pozicion që ai e fitoi në vitin 2019 pasi përfundoi karrierën e tij si lojtar. “Me pronarin e ri të klubit, mendoj se është koha e duhur që të tërhiqem. Jam i lumtur që klubi tani është në një pozitë të shkëlqyer me pronarët e rinj”,- u shpreh Cech në deklaratën e klubit.

“Petr është një anëtar i rëndësishëm i familjes Chelsea. Ne e kuptojmë vendimin e tij për t’u larguar dhe e falënderojmë për kontributin si këshilltar dhe përkushtimin e tij ndaj klubit dhe komunitetit tonë. I urojmë atij më të mirën”,- ka deklaruar pronari i ri i Chelseas, Todd Boehly.

Zyrtare/ Petr Cech jep dorëheqjen si këshilltar teknik i

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll